×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryediplomati sllovak: Mund ta rishqyrtojmë qëndrimin ndaj Kosovës nëse arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi

    Insajderi
    04 February 2023 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Slovakia mund ta rishqyrtojë pozicionin e saj ndaj Kosovës në rast të arritje së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin BE’së, ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtëm, Ratislav Kacer, raporton Insajderi.

    Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është kyçe për përparimin e Serbisë drejt rrugës së saj evropiane, u shpreh kryediplomati sllovak.

    “Tash, më shumë se kurrë, është e rëndësishme për liderët politikë në Beograd dhe Prishtinë të shqyrtojnë cilat rrugë u japin njerëzve shpresë për një të nesërme më të mirë”, tha ai, siç e citoi media serbe “Politika”, përcjell Insajderi.

    “Prandaj, të dyja palët duhet të kontribuojnë barazi në gjetjen e zgjidhjeve që çojnë në rregullim të marrëdhënieve. Në këtë kuptim, emisari special i BE’së Miroslav Lajçak, ka tërë mbështetjen tonë”.

    Pyetur se ku qëndron Sllovakia në rast të arritjes së një marrëveshje mes palëve, kryediplomati sllovak u shpreh se vendi i tij mbështetet në parimet e të drejtës ndërkombëtare.a

    “Qëndrimi ynë derivon nga Deklarata Asambelesë Kombëtare e Republikës së Sllovakisë, e cila lejon – më saktësisht – hap mundësinë e rishqyrtimit të qëndrimit në rast të arritjes së një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizim të marrëdhënieve”.

    “Por, tash për tash, kjo është çështje dytësore përnga pikëpamja e situatës aktuale dhe ruajtja e interesave serbe”, ka thënë Kacer.

    Sllovakia mbetet njëra nga pesë vendet brenda Bashkimit Evropian që ende nuk e njohur pavarësinë e Kosovës./Insajderi/.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark