×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryeministri bën gabime drejtshkrimore, merr kritika nga gjuhëtarët

    Insajderi
    10 August 2022 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë disa gabime drejtshkrimore në statuset e tij në Facebook, kur ka njoftuar për ndonjë ngjarje të caktuar.

    Për një shkrim të tij të fundit ka reaguar gjuhtari Bahri Mirena.

    Ai ka thënë se përemri pronor “ynë” kur emërzohet në asnjë rast nuk merr nyje”, derisa ka treguar se si ka gabuar Kurti në një rast, kur ka shkruar “është përkushtimi i yni politik”.

    “Përemri pronor “ynë”, në këtë rast i emërzuar “i yni”, është përdorur gabimisht duke e shoqëruar me nyjen “i””, ka sqaruar Mirena, derisa ka kallëzuar se si duhet të shkruhet saktë kjo fjali.

    Sipas tij, saktë do të duhej të ishte “është përkushtimi ynë politik”, ose “është përkushtim ynë politik”.

    Kjo nuk është hera e parë që Kurti kritikohet për drejtshkrimin. Edhe para disa ditësh, dhe jo vetëm ai ka marrë vërejtje për këtë çështje.

    Në vizitën e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti kishte shkruar se “në takim ka qenë i pranishëm edhe ambasadori jonë Ilir Dugolli”.

    Ajo që bie në sy është gabimi drejtshkrimor i tij, pikërisht mes atyre rreshtave.

    Gabimi qëndron tek mënyra se si është shkruar një përemër pronor, ku kryeministri ka shkruar “ambasadori jonë”, në vend se të shkruante “ambasadori ynë”.

    Këtë e ka bërë të ditur profesori Ilmi Rexhepi, i cili ka shpjeguar në detaje mënyrën e drejtë të përdorimit të këtij përemri pronor.

    Sipas tij, kur prona është në njëjës dhe e gjinisë femërore, kurse pronari në vetën e parë shumës, atëherë trajta e saktë drejtshkrimore e përemrit pronor është “jonë”, ndërsa kur prona është në njëjës dhe e gjinisë mashkullore, kurse pronari në vetën e parë shumës, atëherë trajta e saktë drejtshkrimore e përemrit pronor është “ynë”./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark