×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri fajëson Serbinë për ikjen e kosovarëve: Qeveria e ndali migrimin

    Insajderi
    20 February 2017 - 19:02

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Samitin e Komisioneve Parlamentare për Punë të Jashtme, ka folur për krizën e emigrimit, duke folur në kontekst të qytetarëve kosovar që kanë migruar dy vite më parë.

    Një fluks i madh i qytetarëve ia kishin mësyrë vendeve të BE-së, duke mos parë asnjë perspektivë në  Kosovë, por kryeministri tha se institucionet e Kosovës në bashkëpunim dhe më shtete tjera, kanë arritur që ta parandalojnë këtë fluks të refugjatëve dhe se tani numri i tyre është simbolik.

    “Ky fluks, siç doli më vonë, ishte organizuar nga ndërmjetësues nga vende të ndryshme, të cilët për përfitime materiale, kishin nxitur qytetarët tanë të migrojnë duke iu premtuar punë dhe jetë stabile në vendet e BE-së. E gjithë kjo u mundësua me hapjen e korridoreve nga ana e Serbisë, e cila lejonte qytetarët tanë që të kalojnë përmes territorit të saj por jo dhe të kthehen”, ka thënë kryeministri.

    Sipas tij, Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë dhe me presionin që iu bë Serbisë nga BE, është arritur të ndalet ky korridor dhe kësisoj të parandalohet fluksi i migrimeve.

    Ai i dha merita Qeverisë së tij duke thënë se kabineti i tij ka arritur që brenda vitit 2015 kishte kthyer 20 mijë qytetarë.

    “Në mesin e vitit 2015, ne frenuam këtë proces dhe prej atëherë migrimi është simbolik dhe nuk paraqet dukuri për vendin tonë. Tani ajo që i nevojitet vendit tonë, është një mbështetje më e madhe nga BE në pikëpamje të zhvillimit ekonomik, investimeve të huaja, që do t ë vinin në Kosovë dhe të liberalizimit të vizave”, ka thënë kryeministri.

    Mustafa foli dhe për krizën e refugjateve nga lindja e mesme, për te cilën tha se nuk e preku Kosovën në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ka pasur efekte anësore. Ndërsa foli dhe për refugjatët kosovarë të vitit 1999, për të cilët tha se u kthyen vullnetarisht në vendin e tyre, duke pohuar se ky është një shembull, i cili duhet të zbatohet dhe vendet tjera./Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark