×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kryeministri i këtij shteti paralajmëron nisjen e Luftës së Tretë Botërore

    Insajderi
    26 October 2021 - 16:00

    Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se Komisioni Europian rrezikon të ndezë “fillimin e luftës së tretë botërore” nëse nuk i jep dritën jeshile planit të rimëkëmbjes polake.

    Në një intervistë për Financial Times, kryeministri polak akuzoi Komisionin Evropian se i ka vënë qeverisë së tij “pistoletën në kokë” mbi negociatat në lidhje me fondet për programin e rimëkëmbjes së Polonisë  duke ia kushtezuar me sundimin e ligjit.

    “Këto para duhet të ishin disbursuar tashmë. Kjo është një shkelje e procedurës nga Komisioni”, shtoi Morawiecki.

    “Ata janë në shkelje të sundimit të ligjit”.

    Ai gjithashtu kërcënoi se do të hakmerrej duke përfshirë potencialisht kundërshtimin ndaj politikës së BE-së për ndryshimet klimatike. Ai kërkoi që Komisioni të tërhiqte kërkesën për gjobat ditore të paguara nga Varshava për moszbatimin e vendimit të korrikut të Gjykatës së Drejtësisë për pavlefshmërinë e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë Polake.

    “Ne do t’i marrim këto para herët a vonë,” tha ai, duke paralajmëruar se “sa më vonë t’i marrim, aq më e fortë do të jetë prova se ekziston një trajtim i tillë diskriminues dhe një qasje diktatoriale nga Komisioni Evropian”.

    I pyetur nga Euractiv, eurodeputeti Andrzej Halicki (EPP) e përshkroi qasjen e Moraëieckit si “një strategji vetëvrasëse”. “Ai dëshiron të kënaqë Jarosłaë Kaczyńskin dhe të shpëtojë veten nga detyrimi për të dhënë dorëheqjen”, tha Halicki, partia e të cilit kundërshton partinë Ligj dhe Drejtësi në pushtet.

    “Morawiecki dëshiron të tregojë se është “më i vështirë” se [ministri i drejtësisë] Ziobro ose [ish-kryeministri] Szydło”, dhe çmimi për arritjen e këtij objektivi  janë interesat kombëtare polake,” përfundoi Halicki. /abcnews.al

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark