Ministria e Administrimit të Pushtetit Loka, që udhëhiqet nga Elbert Krasniqi, ka përzgjedhur militantin e VV-së, për një pozitë të lartë në këtë ministri. Veton Kërleshi që është simpatizant i kësaj partie tashmë do të këtë pozitën Zyrtar për Integrime Evropiane. Për këtë konkurs kishin aplikuar 23 persona.
Gazeta Insajderi
23 persona kanë aplikuar në një konkurs të shpallur nga MAPL. Kjo vërehet edhe në njoftimin e datës 11.07.2024 të lëshuar nga kjo ministri.
Pozita ishte Zyrtar për Integrime Evropiane.
Kjo ministri sot ka publikuar rezultatet e këtij konkursi, që del se në këtë konkurs si kandidat fitues është Veton Kërleshi.
Siç ka mësuar Gazeta Insajderi i njëjti është simpatizant i VV-së, madje ai ka bllokuar edhe rrjetin social në “Facebook” pasi u përzgjodh.
Por, Insajderi ka arritur të sigurojë se çka kishte të postuar ai në këtë profil që e mbylli.
Kërleshi del të ketë një ‘adhurim’ për kryeministrin Kurti.
Në vitin 2019 në foto profili kishte vendosur sloganin e VV-së, “erdhi dita”.
Po ashtu ai kishte publikuar edhe një fotografi të liderit të VV-së, Albin Kurti me mbishkrimin “kryeministër i popullit”.
Ndërsa në vitin 2021 vendosi një foto të tij, tani me sloganin tjetër të VV-së, “Krejt dhe Drejt”, shkruan Insajderi.