×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryeministri kroat ia thotë në sy Daçiqit: Kroacia ishte viktimë e agresionit të regjimit të Millosheviqit

    Insajderi
    06 January 2023 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq dhe kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq kanë marrë pjesë sot në pritjen tradicionale të Krishtlindjeve të Këshillit Kombëtar Serb “Krishti lind – Vërtet ka lindur!”.

    Siç raportojnë mediat në Kroaci, fjalimin e tij para personaliteteve e nisi Daçiq, i cili tha se marrëdhëniet më të mira ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë janë para së gjithash në interes të dy popujve, por edhe të gjithë rajonit, transmeton Insajderi.

    “Dhe prania ime sot këtu, përveç shqetësimit tonë për serbët në Kroaci, paraqet edhe një mesazh të fortë për nevojën për të biseduar dhe ripërcaktuar marrëdhëniet aktuale ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit. Ne nuk mendojmë njësoj për shumë çështje, por duhet të flasim dhe të pajtohemi” tha Daçiq.

    Ai shtoi se Serbia është e vetëdijshme se disa çështje nuk mund të zgjidhen shpejt, por e pranojnë nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve.

    “Përparimi individual i fqinjëve tanë duhet të shihet si suksesi ynë i përbashkët”, tha ai.

    Tutje, ai shtoi se në vend që të konkurrojmë në urrejtje, ai dëshiron që ne të konkurrojmë në ndërtimin e paqes dhe marrëdhënieve të mira.

    “Pavarësisht kohës në të cilën jetojmë dhe nëse ka qenë 10 apo 30 vjet më parë, duhet të shohim pjesën e pyetjes që lidhet me të kaluarën dhe atë që lidhet me të tashmen dhe të ardhmen. Mesazhi im është që të përpiqemi të gjejmë një interes të përbashkët edhe kur nuk mendojmë njësoj”, përfundoi Daçiq.

    Pas Daçiqit, para turmës iu drejtua edhe kryeministri kroat Plenkoviç, i cili tha se Kroacia ishte viktimë e agresionit të regjimit të Millosheviqit dhe ky fakt jeton me ne

    “Kroacia ishte viktimë e agresionit të regjimit të Millosheviqit dhe ky fakt jeton me ne, jeton me familjet e të zhdukurve, me ushtarë, veteranë dhe civilë. Ajo trashëgimi është e vështirë” tha Plenkoviq.

    Ai shtoi se pajtimi duhet të bazohet në fakte dhe të vërteta. Ai bëri të ditur se Qeveria do të bëjë gjithçka për të gjetur të zhdukurit, por edhe për të ndërtuar ura solidariteti.

    “Dua të falënderoj veçanërisht përfaqësuesit e SNV-së, përfaqësuesit politikë të pakicës kombëtare serbe në Republikën e Kroacisë për mbështetjen dhe besnikërinë e tyre. Ne kemi krijuar besimin që na jep kornizën e bashkëpunimit dhe jam i kënaqur që kemi bërë hapa të mëdhenj” tha Plenkoviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark