×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kryeministri Kurti tregon nëse do të ndryshohen masat antiCOVID

    Insajderi
    26 January 2022 - 10:42

    Kryeministri Albin Kurti, nuk ka dhënë sinjale se do të shqyrtohen masat e Ministrisë së Shëndetësisë kundër pandemisë.

    Pavarsisht se këto masa janë kritikuar sidomos për orën policore dhe kërkesën për tre vaksina për tu futur në Kosovë, Kurti në mbledhjen e qeverisë ka thënë se masat e rekomanduara të IKSHPK-së janë arma e vetme për luftën ndaj COVID-19.

    “Numër kaq të lartë të rasteve pozitive në ditë nuk kemi pasur që nga muaji gusht, gjendja është e rënduar edhe tani. Ky numër i madh ngrit rastet e hospitalizuara. Të gjithë e dijmë mirë gjendjen dhe kushtet në spitalet tona. Nga COVID humbëm 3 mijë e 2 qytetarë”.

    “Qëllimi ynë kryesor është të shpëtojmë jetë ne duhet të kujdesemi që ta izolojmë këtë virus ashtu që të mos izolohemi ne nga virusi. Vaksinimi dhe zbatimi i masave të rekomanduara nga IKSHPK janë të vetmet armë tona në luftën ndaj këtij virusi. Vlerësimet shkencore i paraprijnë çfarëdo vendimi politik a qeveritar. Ju bëj thirrje që të vaksinoheni dhe ta merrni dozën e tretë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark