×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Kryeministri Kurti vizitoi asetet e restauruara të trashëgimisë kulturore

    Insajderi
    02 October 2022 - 15:42

    Për të parë nga afër zbatimin e programit për ndërhyrje restauruese në asetet e trashëgimisë kulturore, kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, vizituan kullën e Sheremetit në Pejë, nga shekulli i XVIII, kullën e Tahirsylajve në Isniq të Deçanit, rreth 170 vjet e vjetër, Hanin e Haraqisë në Gjakovë, shekulli i XVII, si dhe Muzeun etnografik në Gjakovë, shekulli XIX.

    Gjatë vizitave në monumentet e restauruara u theksua se për vitin 2022 është planifikuar buxhet prej 8.4 milionë euro, prej të cilave 1 milion euro janë për ndërhyrje emergjente.

    Po ashtu u theksua që restaurimet përcillen me plane menaxhimi dhe funksionalizim të monumenteve.

    Përveç ndërhyrjeve restauruese në asetet e vizituara, janë realizuar dhe janë duke u realizuar ndërhyrje restauruese në dhjetëra monumente: Muzeu Etnologjik Emingjiku në Prishtinë, Kulla e Sylejman Vokshit në Gjakovë, Kinemaja e Parë në Prizren, Hamami i Gazi Mehmet Pashës në Prizren, Hamami në Mitrovicë dhe në disa monumente brenda Qendrës Historike të Prizrenit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark