×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryeministri, zyra e të cilit shumë rrallë u përgjigjet gazetarëve – krenohet me lirinë e mediave në Kosovë

    Insajderi
    03 May 2023 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Ditën Botërore të Mediave, kryeministri Albin Kurti, duke shpërndarë një statistikë të Reporterëve pa Kufij, është krenuar me lirinë e medias në Kosovë.

    Ai tha se Kosova është përmirësuar për 22 vende në këtë rangim të Reporterëve pa Kufij, duke shtuar se një shtyp i lirë është shtyllë e demokracisë në vend.

    “Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne jemi krenarë të njoftojmë se sipas Reporterëve pa Kufij, Kosova përmirësoi pozicionin e saj me 22 vende në 2 vjet për mjedisin e saj gazetaresk. Një shtyp i lirë dhe i pavarur do të mbetet gjithmonë një shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe e vendit tonë”.

    Ndërkohë, është Zyra e tij, ajo e cila shumë rrallë u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

    Sidoqoftë, organizata Gazetarët Pa Kufij i radhiti Kosovën dhe Shqipërinë në mesin e vendeve problematike. Por, sipas indeksit që u publikua të mërkurën, të dyja vendet kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë.

    Në indeksin që përfshin 180 vende, Kosova radhitet në vendin e 56-të – një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, kur radhitej në vendin e 61-të.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark