×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministrja serbe tregon nëse do t’i përgjigjen me masë reciproke Kosovës

    Insajderi
    22 November 2018 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka deklaruar se do të donte që Serbia të mos mendonte për ndonjë masë reciproke për vendimin e Qeverisë së Kosovës që taksën për produktet serbe ta ngris nga 10 në 100 përqind

    “Një gjë që nuk do të më pëlqente tani është se Serbia po shqyrton çdo masë reciproke, sepse duam të inkurajojmë bashkëpunimin rajonal, ne duam të vazhdojmë dialogun me Prishtinën për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve”, tha ajo për N1.

    Sipas saj para çdo vendimi, Serbia do të bisedojë me partnerët e saj.

    “Ne do të bisedojmë kryesisht me partnerët tanë ndërkombëtarë, para së gjithash me Bashkimin Evropian, për të parë nëse mund të llogarisim në mbështetjen e tyre serioze”, deklaroi shefja e ekzekutivit serb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark