×
  • Sport
  • Sport

    Kryendeshja luhet në Gjilan, këto janë 11-shet me të cilat Ramadani dhe Batatina kanë vendosur të startojnë

    Insajderi
    19 March 2023 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjilani dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    “Skifterat” janë nikoqir të “Legjendave” në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 13:00.

    Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen nga një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit dhe pret t’i kthehet fitores për të mbajtur fortë pozitën e tretë apo edhe për t’u ofruar me vendin e dytë.

    Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës i është kthyer fitores pas tri humbjeve radhazi dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive për t’u ofruar me pozitën e tretë që dërgon në Evropë.

    Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

    GjilaniKoliçi; Islami, Sinani, Prekazi, Hoxha; Dabiqaj, Musolli, Ramadani; Cale, Kelmendi, Zabergja; 

    LlapiAvdyli; Maliqi, Krasniqi, Christofi, Fernando; Shabani, Limani; Selimi, Progni, Alidema; Firmino;

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark