×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryesindikalisti i arsimit në Podujevë demanton drejtorin e Bulliqit: Greva vazhdon

    Insajderi
    04 September 2022 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, njoftoi se nesër do të fillojë procesi mëësimor në këtë komunë. Por, kryesindikalisti i arsimit në Podujevë, Fadil Halimi e demanton Fetahun.

    Halimi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook njoftoi se në Podujevë greva vazhdon. Duke shtuar se nëse ka ndonjë vendim të dytë do të njoftohen me kohë.

    Reagimi i plotë:

    Njoftim:

    Ne Podujeve greva vazhdon. Në shkollat e komunës së Podujevës greva vazhdon sipas orarit të deritashëm i parapar në udhëzuesin e grevës. 9:00 deri në 12:00 për të dy ndërrimet.

    Për çdo risi, do të informoheni me kohë. Fadil Halimi, kryetar i Sindikatës së arsimit në Podujevë.

    Teksa sot, Dejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, njoftoi se nesër do të fillojë procesi mëësimor në këtë komunë.

    “I përshëndes vendimet e shkollave të komunës sonë që nga nesër të fillojnë me procesin mësimor dhe shpërndarjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë”, ka shkruar Fetahu në Facebook.

    Sipas tij, përmes këtij vendimi për t’iu kthyer procesit mësimor, mësimdhënësit podujevas “kanë dëshmuar vullnetin e tyre në kryerjen e misionit të tyre fisnik në edukimin e gjeneratave të reja”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark