×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryesisë së LDK-së nxjerrë këto vendime nga mbledhja e fundit

    Insajderi
    19 April 2021 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbajtur sot mbledhje në zyrën qendrore të kësaj partie.

    Përmes një komunikate për media LDK-ja ka njoftuar për vendimet që u morën sot në mbledhjen e Kryesisë.

    Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, me shumicë votash u morën disa vendime në lidhje me organizimin e brendshëm si në vijim: 

    1.     Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga kryetari dhe të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mori vendim që të krijojë ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së. Këto ekipe do të propozojnë mënyrat që do të ndiqen në procesin e reformimit të thellë të Degëve.  

    Procesi i reformimit synon të riorgnizojë Degët dhe t’i hapë ato ndaj individëve me kredibilitet dhe të rinjve që besojnë në vlerat tona të përbashkëta. Po ashtu, ekipet e Kryesisë do të ndihmojnë Degët në përgatitjet për zgjedhjet lokale.  

    2.     U aprovua propozimi i kryetarit për strukturën e re organizative: 

    Riorganizohet Zyra për medie dhe Qendra për Informim e Kosovës – QIK;  

    Në kuadër të Fondacionit “Ibrahim Rugova” themelohet Shkolla Politike;

    3.     Kryesia e Lidhjes Demokratike, aprovoi formimin e gjashtë Departamenteve si në vijim:       

    Departamenti i Politikës së Jashtme;  

    Departamenti i Rendit, Ligjit dhe Sigurisë;  

    Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit;  

    Departamenti i Arsimit, Kulturës dhe Sportit;  

    Departamenti i Shëndetësisë; 

    Departamenti i Rinisë;  

    Departamenti i Avancimit Shoqëror.  

    Këto departamente do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe alternativën opozitare ndaj pushtetit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark