×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryetari i naftëtarëve jep një lajm të mirë për çmimin e naftës

    Insajderi
    01 April 2023 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se çmimet e tanishme të naftës, janë të njëjta me të cilat kanë qenë para tri vitesh.

    “Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Këto çmime i kemi pasur edhe para tri viteve. Kemi rënie të derivateve për 65 centë. Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet”, tha Berjani.

    Pas rënies së çmimit të naftës, Berjani ka shtuar se është radha që të bien edhe çmimet e produkteve ushqimore.

    Një litër dizel për momentin, ka thënë ai, kushton 1 euro e 29 centë, ndërsa benzia 1 euro e 30 centë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark