×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryetari i Obiliqit: Agim Veliu më gjuajti me ujë

    Insajderi
    22 June 2023 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Podujevë ka mbajtur dje Kuvendin e saj zgjedhor, ku ka zgjedhur për kryetar ish-kandidatin për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni.

    Por që që në fillim të këtij Kuvendi raportohej se ka pasur pakanqësi nga ish-kryetari i kësaj partie Agim Veliu, duke e quajtur procesin të korruptuar, të montuar, me shumë parregullsi, me shumë shkelje.

    Madje, sipas një video të publikuar nga Raporto24 pakënaqësitë e tilla Veliu i ka shprehur edhe përmes veprimeve, duke i hedhur ujë kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashit, i cili ishte i pranishëm në këtë Kuvend.

    Xhafer Gashi ka deklaruar se e konsideron veten që është në shtëpinë e tij dhe se kupton një gjë të tillë të revoltës.

    “Unë e konsideroj veten që jam në shtëpinë time. Revolta e tij ndoshta e ka nxit nga audienca apo edhe nga delegatat të cilët ishin prezentë, nga 101 delegatë, në shumicën e rasteve votonin të gjithë dhe unë e kuptoj një gjë të tillë të revoltës së tij. Nashta pak e pa që jam i zhegitun dhe më freskoi me ujë”, ka thënë Xhafer Gashi.

    @raporto24.com “Incident” mes zyrtarëve të LDK-së, Veliu e gjuan Gashin me ujë: “Isha i zhegitur”#kosova #obiliq #podujeva #prishtina #raporto24 #lajme ♬ original sound – Raporto24.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark