×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryetari i Shtërpcës nuk është arrestuar, poston foto nga një lokal

    Insajderi
    16 January 2021 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot gjatë ditës u raportua në media se kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikolic është arrestuar nga Njësia Speciale e Kosovës, për shkak të pjesëmarrjesë në një lokal me mafian serbe.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Nikolic per ta pyetur për rastin, i njëjti ka thënë se kjo nuk është e vërtet dhe se ai është i lirë.

    Poashtu ai ka shtuar se nuk ka qenë fare në lokalin që u raportuar në media.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë detaje lidhur me rastin, por të njëjti ka deklaruar se nuk kanë ndonjë raport apo informat mbi këtë ngjarje.

    Gazeta Metro ka raportuar sot se Nikolic ishte arrestuar nga Njësia Speciale e Kosovës pasi kishte qenë së bashku me mafie serbe nga Beogradi në lokalin “City”. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark