×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryeziu: Jemi duke i shqyrtuar modelet e Asociacionit, nuk do ta shkelim Kushtetutën

    Insajderi
    24 March 2023 - 19:05

    Në një paraqitje televizive zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, duke iu referuar themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ka deklaruar se nuk do të lejohet shkelja e Kushtetutës së vendit.

    “Ajo se çfarë e dimë është që nuk do të ketë autonomi territoriale, nuk do të ketë shkelje të Kushtetutës, nuk do të ketë eskivim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Do të ketë referim në letrën e zonjës Mogherini dhe do të ndërtohet mbi bazën e asaj që Chollet dhe Escobar kanë thënë në diskutime publike e politike”, ka deklaruar ai.

    Tutje Kryeziu ka thënë se Qeveria është duke i shqyrtuar 15 modelet e Asociacionit të propozuar nga Miroslav Lajçak.

    “Lajçak ka dorëzuar rreth 15 modele që janë duke u analizuar për të parë se çfarë prej atyre modeleve mund të jetë e përshtatshme për Republikën e Kosovës brenda për brenda kontekstit të saj”, ka thënë ai.

    Ndryshe, takimi i fundit mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është mbajtur me 18 mars, por nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje mes palëve./Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark