Në mbrëmjen e sotme stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet ka hapur dyert për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro2024, ku Kombëtarja e Kosovës po luan kundër Bjellorusisë.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me epërsi për Bjellorusinë, pas golit të Dmitri Antilevskit, i cili realizoi në minutën e 43-të.
Goli erdhi pas një ndërprerje, kur portieri Visar Bekaj, bëri një dalje të pasigurtë për ta grushtuar topin.
Kosova ka provuar kryesisht nga distanca, por pa konkretizuar. Provuan Mërgim Vojvoda, Florent Muslija e Zymer Bytyqi që megjithatë nuk realizuan. Ndërkohë Bjellorusia e konkretizoi në gol rastin e vetëm që e kishte.
Kujtojmë se pas barazimit me Zvicrën të shtunën në Basel, Kosova ka humbur të gjitha gjasat për një kualifikim të mundshëm.