×
  • Lajme
  • Lajme

    A është ky reciprociteti i Albin Kurtit? Kamionë serbë lëvizin lirshëm nëpër rrugët e Prishtinës

    Insajderi
    10 September 2021 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një kamion i kompanisë ‘SrboExport’ është parë kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë kohëve të fundit.

    Së fundmi, një i tillë është parë tek rrethi që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën dhe Mitrovicën. Ai i takon kompanisë ‘SrboExport’ e që është një kompani serbe.

    Por, shfaqja e këtij kamioni bie ndesh me deklaratat dhe zotimet e kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Albin Kurti i cili kishte deklaruar para se të bëhej kryeministër se reciprociteti me Serbinë është ndër çështjet e para për të cilat do të merr vendim.

    “Është çështje ditësh, javësh dhe kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do të bëjmë”, kishte thënë Kurti në një paraqitje të tij televizive.

    Pavarësisht këtij zotimi, kamionat serbë po lëvizin lirshëm nëpër Kosovë.

    Javë më parë, qeveria e kryeministrit Albin Kurti ishte kritikuar edhe për heqjen e taksës për bllokat të cilët importohen nga Serbia – veprim për të cilin kishte tentuar të arsyetohej Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

    “Nëse konstatohet se një import i tillë vazhdon së atakuari përsëri prodhuesit vendorë me shitjen e produktit nën vlerën normale, atëherë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të marrë vendim menjëherë për hapjen e një hetimi zyrtar ashtu siç parashihet me nenin 29 të këtij ligji dhe nëse analizat përfundimtare konstatojnë se po vazhdon çmimi damping në tregun e Kosovës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të vendosë përsëri masën mbrojtëse antidamping për bllokat 19x19x25 nga Serbia”, thuhet në njoftimin e tyre ku tentohej arsyetimi i një vendimi të tillë.

    Mbetet të shihet se cili do të jetë veprimi i qeverisë lidhur me çështjen e vendosjes së reciprocitetit me Serbinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark