×
  • Showbiz
  • Show

    “Ku o burri Emine”, “Makina e prishur” – mizogjinia e Shotës në BBVK e në skeqet me Cimën

    Insajderi
    05 January 2023 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktorja Shota Baraliu është banorja e fundit që është larguar nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova. Pas qëndrimit një mujor në shtëpi, Baraliu u largua nga votat e publikut.

    Shkruan: Vanesa Zhugolli

    Çka e penalizoi Baraliun?

    Ajo promovoi patriarkalizmin dhe diskriminimin gjinor. Bëri debate primitive. Kjo e penalizoi Shotën.

    Baraliu në shtëpi pati qasje diskriminuese ndaj vajzave që ishin pjesë e Big-ut. Aktorja pati debate të shpeshta me Juliana Nurën dhe Arta Selimin.

    Për trajneren e fitnesit tha se merret me magji. Derisa, kritikoi fizikun e aktores Selimi. I tha se duket si burrë.

    Nuk u ndal me kaq. Baraliu haptazi tha se se nuk i pëlqen se si vishet njëra nga banoret në shtëpi. Bëhej fjalë për këngëtaren Ana Kabashi.

    “Nuk është etike. Nuk po më duket mirë mua si femër. Duken aq keq, unë si femër ndihem keq. Imagjino meshkujt se si ndihen” – tha Shota për Anën, e cila zgjedh të mos vesh sytjena.

    Të njëjtën e bëri edhe në skeqet me Lecin e Cimën?

    Aktorja Baraliu ishte pjesë e shumë skeqeve me dy humoristët e ndjerë Leci dhe Cima.

    Megjithatë, sado që të tjerët mund të qeshin me këto skeqe, me anë të tyre promovohet patriarkalizmi.

    Në skeqin “ku o burri Emine” paraqitet gruaja si “pastruese”, duke u trajtuar nga burri si objekt.

    Ndër tjerash në “videon humoristike” nuk mungojnë fjalët banale.

    Derisa në skeqin tjetër Baraliu paraqitet si një ‘vajzë lazdrane’.

    Përmes Lizës ajo paraqet mentalitetin se “femrat nuk janë në gjendje të paguajnë vet” me para, por në mënyra të tjera.

    “A po don money, money – a funny?” – shprehet aktorja.

    Për më tepër, Shota, krahas shpërfaqjes së konservatorizmit të saj, shpesh ka tentuar të ia ndajvesh vetës rolin prej një emancipueseje, duke e kualifikuar shoqërinë shqiptare si të mbyllur dhe që nuk ka kurajo të trajtojë “tema tabu”.

    Sipas saj shqiptarët nuk kanë guxim të flasin për masturbim.

    Pra, aktorja aspirante, konservatorizmin personal ia projekton tërë shoqërisë shqiptare.

    Për shumicën qasja e aktores Baraliu është normale dhe ka prej tyre që nuk e shohin si të padrejtë. Por, ne si gra e vajza nuk duhet t’i komentojmë veprimet e të tjerave, në veçanti grave veç pse nuk përputhen me standardet që janë të vendosura nga një shoqëri patriarkale

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark