Legjenda e Formula Uno, shtatë herë kampioni i botës, Michael Schumacher pësoi një dëmtim të tmerrshëm në kokë në vitin 2013 teksa bënte ski në alpet franceze, gjë që i ndryshoi plotësisht jetën. Nga ai moment nuk dihet saktësisht se cila është gjendja reale e tij.
Gruaja e Schumacher, Corinna ka luftuar gjatë gjithë këtyre viteve për të ndihmuar kampionin e madh të rikuperohet.
Në dhjetor 2019, Corinna Schumacher dërgoi një mesazh misterioz. Ajo tha se gjërat e mëdha nisin me hapa të vegjël dhe ky është mesazhi që mediat e interpretuan si informacion për shëndetin e bashkëshortit të saj. Jeta e familjes Schumacher ka ndryshuar përgjithmonë që nga ai aksident fatal dhe fakti që Michael nuk është shfaqur kurrë në publik dhe fakti që prej atëherë nuk është shfaqur asnjë foto, tregon shumë për situatën që po kalon.
Të afërmit e Michael bënë gjithçka që kishin në dorë për ta rikuperuar dhe ata shpenzuan plotësisht nga pasuria mbresëlënëse që kishin në dispozicion. Mediat ndërkombëtare kanë mësuar se Michael Schumacher ka bërë testamentin e tij tre vjet para aksidentit. Edhe pse nuk ka folur personalisht për shumën, duket se ajo do të ishte rreth 750 milionë paund, ose pak më shumë se 900 milionë dollarë, pohojnë gazetarët. Schumacher foli për këtë temë në vitin 2010 dhe tha se paratë do të mbeten me familjen.
“Po, kam bërë testament sepse jam familjar. Por kjo ka të bëjë më pak me Formula 1, por më shumë me faktin se çdo gjë mund të ndodhë në jetën e përditshme,” tha Schumacher, sikur të kishte një parandjenjë. Corinna Shumacher ka deklaruar shpesh se burri i saj merr kujdesin më të mirë të mundshëm. Por foto të tij nuk ka.