Real Madridi ka siguruar fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur Sportingun si mysafir me rezultat 2-1.
Madrilenët e kanë siguruar kualifikim një xhiro para përfundimit të fazës së grupeve.
Raphael Varane i dha epërsinë e parë madrilenëve në minutën e 29-të. Ndërsa Silva barazoi për Sportingun në minutën e 80-të, edhe pse 16 minuta më herët Pereira u ndëshkua me të kuq duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak.
Karim Benzema në minutën e 87-të realizoi golin e fitores për Real Madridin. /Insajderi.com