×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi fton Thaçin dhe Haradinajn për pajtim në kullat e Junikut

    Insajderi
    10 October 2018 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kyetari i komunes së Junikut, Agron Kuçi i ka bërë ftesë  presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, për takim ‘në Junikun e Kuvendeve dhe Pajtimeve të mëdha historike’ me qëllim të heqjes së dallimeve dhe unifikimit të qëndrimeve për dialogun dhe kufijtë e Kosovës karshi Serbisë.

    Kuçi,përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “dallimet e shprehura ditëve te fundit në lidhje me kufinjtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga ana e Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj nuk i bëjnë nder asnjërit prej tyre”

    Dallimet e shprehura ditëve te fundit në lidhje me kufinjtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga ana e Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj nuk i bëjnë nder asnjërit prej tyre, përkundrazi dëmtojnë qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës, njekohësisht i bëjnë favore diplomacisë agresive hegjemoniste të Serbisë.

    Prandaj, në kuptim të heqjes së dallimeve dhe unifikimit të qëndrimeve për dialogun dhe kufinjtē e Kosovës karshi Serbisë e ftojë mikun tim Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarin e Partisë sime (AAK-ë), Kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj në takim në Junikun e Kuvendeve dhe Pajtimeve tē mëdha historike”, ka shkruar Kuçi.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2287323224831782&set=a.1401677753396338&type=3&theater

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark