×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kujdes, kjo është dhoma më e rrezikshme në shtëpinë tuaj

    Insajderi
    09 November 2022 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dhoma më e vogël e shtëpisë mund të jetë dhe vendi më i rrezikshëm. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, çdo vit rreth 235,000 njerëz mbi moshën 15 vjeç përfundojnë në dhomat e urgjencës për shkak të dëmtimeve që kanë marrë në banjë dhe gati 14% e tyre shtrohen në spital.

    Më shumë se një e treta e lëndimeve ndodhin gjatë larjes ose dushit. Më shumë se 14% ndodhin gjatë përdorimit të tualetit. Lëndimet rriten me moshën, duke arritur kulmin pas moshës 85, sipas studiuesve.

    Megjithatë, dëmtimet rreth vaskës ose dushit janë proporcionalisht më të zakonshme midis njerëzve nga 15-24 vjeç dhe më pak të zakonshme te njerëzit mbi 85 vjeç. Njerëzit mbi 85 vjeç vuajnë më shumë se gjysmën e lëndimeve të tyre afër tualetit.

    Rënia të fikët nuk është një shkak i zakonshëm i dëmtimit, por ndodh më shpesh në grupmoshën 15 deri në 24 vjeç. Sipas disa studiuesve, përdorimi i alkoolit mund të jetë një faktor, por nuk ka të dhëna të mjaftueshme që ta provojnë këtë.

    Shkalla e dëmtimit në banjë për gratë është rreth 72% më e lartë se për burrat, sipas raporteve. Autorët spekulojnë që pabarazia mund t’i atribuohet ndryshimeve në aktivitetin fizik, forcës së trupit më të ulët, masës kockore etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark