×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kujtim Shala deklarohet për herë të parë, tregon a ishte diskutuar që ai të jetë kandidat për kryeministër

    Insajderi
    19 January 2021 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, për herë të parë ka folur rreth mundësisë që ai të ishte kandidati i LDK-së për kryeministër për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Ai ka thënë se i vetmi kandidat i LDK-së, ka qenë Avdullah Hoti, sepse ai ishte kryeministër se nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

    “Hoti ka qenë i vetmi kandidat i LDK-së për kryeministër”, tha Shala.

    Shala ka mohuar se emri i tij është diskutuar për kandidat për kryeministër në organet e partisë.

    “Se kemi diskutuar, asnjëherë. Dhe, s’do të duhej sepse Hoti ishte kryeministër i vendit”, deklaroi Shala në Klan Kosova. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark