
Sot bëhen 33 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.
Në këtë tubim madhështor më 1 maj 1990 morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç‘rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.
Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit dhe ish-të burgosur politikë.
Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve. U kryesua nga dijetari e mendimtari i madh, Anton Çetta, që sot njihet si pajtimtari i madh i shqiptarëve të Kosovës.