×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi

    Kuka me akuza të rënda për KOK-un: Njerëz të shitur e jo meritor në Bord

    Insajderi
    29 May 2022 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 30 mars është mbajtur Asambleja e Punës së Komitetit Olimpik të Kosovës. Kjo mbledhje shpërfaqi shumë pakënaqësi. Plotë 31 delegatë lëshuan mbledhjen. Në mesin e tyre edhe Federata e Xhudos.

    Lidhur me këto pakënaqësi për InDoks ka folur kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Ai thotë se në këtë mbledhje është mohuar liria e shprehjes.

    “Ajo çka ndodhur në Kuvend është e papranueshme. Normal që është shkelur statuti, është mohuar dhënia e fjalës. Kalonte në pika tjera pa u thirrur komplet argument për një pikë paraprake. Kjo ka qenë që ne e kemi kundërshtuar dhe e kundërshtojmë”, tha Kuka.

    Kryetari tregoi se edhe Majlinda Kelmendi e lëshoi mbledhjes sepse nuk u pajtuan me rrjedhën e Kuvendit.

    Me pak fjalë Kuka tregon krejt çka po ndodh në Komitetin Olimpik të Kosovës.

    Normalisht në sport duhet me ardhë njerëzit meritor. E di që demokracia përkundër të mirave të veta i ka të këqijat se normal në sport duhet me shku me meritokraci. Në radhë të parë duhet me pas vend njerëzit që janë meritor e jo njerëzit që janë të dyshimtë. Tash unë e di që kanë bë fushatë që normal nuk i përket sportit as sportistëve, e që ne nuk pajtohem, por vota e bën të veten. Tash, me vet faktin që asnjë anëtar i Bordit të Komiteti Olimpik nuk është prej Xhudos ta tregon realitetin. Do të thotë prej Federatës më të suksesshme nuk është asnjë anëtar në Bord”, u shpreh ai për InDoks.

    Kuka duke folur për InDoks, konteston udhëheqësinë aktuale të KOK-ut, pikërisht në faktin që sipas tij janë njerëz që nuk kanë dhënë kontribut në sport. I përmend edhe me pozita konkrete ata për të cilët ka vërejtje.

    “Mënyra qysh është bë dhe fushata qysh është bë edhe njerëzit qysh janë ble edhe njerëzit që janë tash në Bord janë pa meritë. Janë njerëz jo meritor. Le të më tregojnë ata secili veç e veç çfarë kontributi kanë bë për sportin në Kosovë. Atëherë unë jam në rregull.  Mua para pak kohë më ka ardhur oferta me u bë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Xhudos, më kanë bë ftesën në bazë të meritave edhe pse unë nuk kam pasur pretendime. Por ftesa ka ardhur sepse në sport shkon me meritokraci. Tek ne nuk po ndodh, është e kundërta. Le të më tregojnë, p.sh nënkryetari i parë i KOK-ut çfarë merite ka ai në sport? Çfarë kontributi ka dhënë ai?”, deklaroi kryetari i Federatës së Xhudos.

    Për trajtimin jo të duhur që po i bëhet Federatës së Xhudos më konkretisht Majlinda Kelmendit, nga një koment dhanë edhe ish-sekretari i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj e kryetari i Federatës së Automobilizmit, Ismet Rexhepi.

    “Realisht Federata e Xhudos ka qenë tepër korrekt në asamblenë e punës dhe asgjë ska kërku prej  kërkujt, thjeshtë, konsiderojë që nuk ka mbajtur krahë çka ka kërku Federata e Xhudos ka qenë diçka normale. Ka kërku respektim të ligjshmërisë, ka kërku respektim të statutit, rregullores dhe vendimeve të KOK-ut. Në të kundërtën, normal ka thënë unë nuk jam pjesë, nëse nuk respektohen statuti, rregulloret dhe vendimet e asamblesë. Duke e pasur parasysh këtë e ka lëshu asamblenë edhe Federata e Xhudos ashtu siç e kanë lëshu edhe delegatët e tjerë, në total janë 31 delegatë që e kanë lëshu asamblenë. Federata e Xhudos pa dyshim është federata që i ka sjell më së shumti rezultat Kosovës në historinë e sportit Kosovës. Kemi tri medalje të arta olimpike dhe të trija janë nga Sporti i Xhudos mos të flasim për medaljet botërore, evropian e të gjitha kategoritë e tjera”, tha Haxhijaj për InDoks.

    “…Ku mos me përmend unë a nuk është gjynah, gjynah po them që Xhudo, Majlinda mos me kanë në Komitetin Olimpik, Federata e Xhudos e cila i ka obligu disa ushtarë rusë me nejt gatituni me respektu flamurin e Kosovës dhe ata nuk janë, pse nuk janë sepse do persona që janë aty janë kujdes me kohë që ata mos me mujt as në Kuvend as statusin e delegatit me pas”, tha Rexhepi.     

    InDoks i ka kërkuar që të intervistojë dikë nga menaxhmenti aktual i KOK, ose të marrë përgjigje për çështjet që janë ngritur në videot që janë transmetuar ekskluzivisht në këtë episod e pretendimet e të intervistuarve, por nga KOK-u është pranuar vetëm një përgjigje që ata i kanë kthyer kohë më parë një personi tjetër. As në atë përgjigje nuk jepet sqarimi se pse në organet drejtuese të KOK-ut nuk është askush nga Federata e Xhudos, e le ma që të ishte vet Majlinda Kelmendi.

    InDoks po ashtu ka pritur për dy javë për të marrë një përgjigje nga ministria e Sportit për vërejtjet e akuzat që janë ngritur për KOK-un, por askush nga kjo ministri nuk ka dashur që të japë intervistë e as përgjigje me shkrim.

    InDoks | Komiteti i Akuzave – Si u la jashtë KOK-ut edhe Majlinda Kelmendi:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark