×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kuka: Të krijohet Këshilli Kombëtar i Sportit

    Insajderi
    04 May 2021 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Driton Kuka përveç punës me xhudistët dhe xhudistet e tij, vazhdimisht është i angazhuar në përmirësimin e kushteve edhe të sporteve tjera dhe në nivel vendi, raporton Insporti.com.

    Kuka sot ka kërkuar që sa më parë të krijohet Këshilli Kombëtar i Sportit dhe se nuk duhet të humbet kohë më shumë.

    Ky institucion, sipas Kukës, duhet drejtuar nga njerëz të sportit dhe jo nga njerëzit që nuk kanë lidhje me sportin e sot po drejtojnë federata sportive.

    Tutje, ai shkruan se në sportin e Kosovës ka “krizë të madhe”.

    Postimi i plotë i Kukës në “Facebook”:

    “Kosova ka ardh koha të ketë

    Këshillin Kombëtar të Sportit!

    Por jo ai të ndërtohet me vota,po me kritere!

    Sporti sështë politikë e as klub sportiv me ba tifo!

    Këshilli Kombëtar i Sportit domosdoshmëri!

    Me njerëz me kredibilitet të lartë personal,me bagazh të sportistit e jo turistit.

    Organizatat Sportive janë mbushur me njerëz që askush si njeh për kontribut në Sport dhe kjo është ba trend.

    A ka krizë në sportin e shtetit tonë,patjetër që po.!

    A ka analizë të performansës së federatave shumë pak ose aspak!

    Disa garues shkojnë në Kampionate Evropiane e Botërore e raportohet se janë thyer rekordet e Kosovës,pse ky fenomen,atje shkohet të garohet me shtete tjera e jo e kundërta!

    Mos tē lajthitet opinioni!

    Nese shikohet numri i federatave e shohim një numër të madh të tyre,por sa prej tyre janë serioze në prezentim dinjitoz ndërkombëtar?

    Shumë numër i vogël.

    Sa Sporte kanë fituar medalje Elitare prej përfundimit të luftës e kendej?

    Të analizohet pse ?

    Kur flitet për buxhet krejt gjejnē arsyetime e kërkojnë modele për me marr ndonjë euro ma shumë,por sa nga mjetet nëpër federata investohen seriozisht në sportistë e trener.!?

    Koha me ardh njerëzit e duhur në sport!

    Paramendoni që Kategorizimi i Sporteve llogarit vetëm njē rezultat Elitar,duhet ndryshuar mos të bajmë hajgare me rezultate!

    Edhe Ligji i shtetit parasheh ngritjen e Këshillit Kombëtar të Sportit.

    Ta ecim sportin përpara për fëmijët tonë të mrekullueshëm e me talent të jashtëzakonshëm“.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark