×
  • Lajme
  • Lajme

    Kulmi i verës, llapjanët pa ujë

    Insajderi
    18 July 2021 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pothuajse çdo sezonë të verës qytetarët e Podujevës ballafaqohen me mungesë të ujit në temperatura të larta.

    Këto fontana janë vendet e vetme ku llapjanët mund të freskohen gjatë verës.

    Kjo meqë edhe pse temperaturat po arrijnë deri në 38 gradë qytetarët e Podujevës po ballafaqohen me mungesë të ujit.

    Pothuajse gjatë tërë muajve të verës, banorët drejtohen nëpër marketë të furnizohen me ujë.

    E kjo ndodh pothuajse cdo vit. E një praktikë e tillë  është shumë shqetësuese për qytetarët.

    Sipas banorëve kjo mungesë e ujit po bëhet edhe për shkak të keqpërdorimeve që po bëhen.

    Por kryetari i kësaj komune, po thotë që ky problem është për shkak të gypave.

    Sipas Bulliqit për zgjidhjen e këtij problemit duhet kohë pasi që ky është problem i vjetër.

    Një supozim nga ana e qytetarëve ka qenë që uji po ndalet për shkak të fontanave në qytet.

    Por kryetari e ka hedhur poshtë këtë dyshim.

    Vendosja e gypave të ri, sipas Komunës së Podujevës, pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark