×
  • Sport
  • Sport

    Kundërshtarët e mundshëm të Gjergajt nëse e mposht britanikun Haye

    Insajderi
    21 May 2016 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Siç ka thënë edhe vet Gjergjaj, fituesi i këtij dueli mund të kërkojë ndeshje me njërin nga fituesit e duelit Klitschko-Fury që zhvillohet në muajin korrik. Secili prej dy boksierëve që mbron apo rimerr titullin kampion bote në WBO mund të ndeshet me Gjergjajn, gjithmonë nëse gjakovari e fiton duelin e tij sot.

    “Fituesi i duelit tim mund të ndeshet me njërin nga Klitschko dhe Fury, varësisht prej rezultatit të atij meçi. Dihet se Haye ka kërkuar që përmes një takimi me mua të arrijë tek Fury”, pati thënë para disa ditësh boksieri kosovar.

    31-vjeçari mund të ndeshet edhe me Anthony Joshua, boksierin britanik i cili është duke ecur me një ritëm të shpejtë në karrierë.

    Joshua, Klitschko apo Fury nuk kanë rëndësi përderisa Gjergjaj nuk e mposht britanikun Haye në duelin e sontëm, i cili zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës.

    Meçi fillon prej orës 23:00 dhe transmetohet edhe në televizionin publik të Kosovës. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark