Kjo do të thotë se në qeverinë e futbollit europian do të ketë zgjedhje të reja për të përcaktuar kreun e ri të saj. Presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit, Angel Maria Villar do të vendosë kandidaturën e tij për këtë post, lajm ky që bëhet i ditur nga e përditshmja “AS”.
Villar ka kundërshtuar gjithmonë pranimin e Federatës së Futbollit të kosovës në UEFA, duke i përkrahur disa herë qëndrimet e Federatës serbe.
Nëse Villar bëhet president i UEFA-s atëherë edhe disa rajone autonome të Spanjës, sic janë Baskia apo Katalonia do ta kenë pothuajse të pamundur inkuadrimin në UEFA të cilin e kërkojnë prej vitesh.
Vetë UEFA ka bërë të ditur se më 18 maj në Bazel do të mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të saj për të përcaktuar hapat e mëtejshëm dhe këtu përfshihet edhe programi për zhvillimin e Kongresit Zgjedhor të Jashtëzakonshëm.
Ky Kongres Zgjedhor, ku Villar duket se do të jetë kandidatura e vetme për president, pritet të mbahet në fillim të muajit qershor, vetëm pak ditë përpara fillimit të Europianit të Francës. /Insajderi.com