Mos i qëroni nga fryti. Kungulleshkat sugjerohen t’i konsumoni për çdo ditë, sepse me konsumimin e rregullt do ta përmirësoni tretjen, parandaloni kapsllëkun dhe pastroni zorrët prej helmeve të grumbulluara dhe ulin kolesterolin.
Të pasura me vitaminë C, magnez, kalium dhe acid folik, kungulleshkat në mënyrë të dobishme ndikojnë në sistemin kardiovaskular, sepse parandalojnë grumbullimin e kolesterolit dhe i pastrojnë venat.
Dihet mirë se magnezi është i rëndësishëm për parandalimin e sulmit në tru dhe zemër, derisa kaliumi rregullon shtypjen e gjakut, e vitamina C ul rrezikun nga arteroskleroza.
Këto ushqime të gjelbra ndikojnë edhe si preventivë ndaj kancerit në zorrë, sulmin në zemër dhe në tru, sëmundjet e enëve të gjakut dhe arterosklerozën. Lajm i mirë është s konsumimi i shpejtë i kungulleshkave nga meshkujt rezulton me pakësim të simptomave të prostatës së rritur, por edhe përmirëson libidonë. Kungulleshkat janë të pasura edhe me vitaminë C, me më shumë se një të tretën e sasisë ditore të sugjeruar, kështu që është edhe një arsye që e gjithë familja t’i konsumojë.
Ndikon edhe në kujdesin ndaj syve, ju furnizon me proteina, lëkurën e mban të shëndetshme dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve. Kjo perime përmban edhe pektinë që ndikon kundër diabetit, ruan sistemin nervor dhe ndihmon kundër stresit.