Në Stadio Olimpico të Romës zhvillohet finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit, duel i njohur si Derby d’Italia.
Për të arritur në finale, Zonja e Vjetër eliminoi Fiorentinan, kurse zikaltrit u treguan më të fortë se rivali lokal, Milan, në gjysmëfinale.
Strategët Massimiliano Allegri dhe Simone Inzaghi i kanë caktuar taktikat dhe kanë bërë përzgjedhjen e ekipeve që do të startojnë nga fillimi.
Formacioni startues i Juventusit: Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Zakaria, Rabiot, Bernardeschi; Dybala, Vlahovic.
Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko.
Bianconerët e mbajnë rekordin me 14 trofe të Coppa Italia, kurse Nerazzurrët e kanë fituar shtatë herë.