×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kur do t’i vie fundi kolonave në kryeqytet, komuna tregon datën kur përfundon parkingu nëntoksor

    Insajderi
    25 January 2022 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qytetarët e Komunës së Prishtinës pritet të ketë gati parkingun nëntoksor në verën e vitit 2022.

    Nga Komuna e Prishtinës kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi se parkingu do të përfundoj në muajin korrik.

    “Parkingu pritet të përfundoj në muajin Korrik 2022”, thuhet në përgjigjen e komunës.

    Ndërsa çmimi për ta parkuar veturën do të vijojë nga 0,80 euro për në orë.

    “Duke filluar nga 0.80 euro/orë varësisht nga kohëzgjatja e parkimit”, kanë thënë nga komuna.

    Më tej ata kanë thënë se nuk do të ketë ndërpreje të qarkullimit të ndonjërës nga rrugët e qendrës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Zyrtarët nga komuna kanë thënë se banorët të cilët kanë jetuar në barakat në atë zonë, dhe kanë pasur dëshmi për shfrytzimin e asaj prone ia kanë paguar qiranë për 5 vite.

    “Prona është pronë e Komunës se Prishtinës, ndërsa të ashtuquajturat “barakat” kanë qenë në shfrytëzim të Menzës se Studenteve te UP. Banorët të cilët kanë pasur dëshmi se këto prona/objekte i’u janë dhënë në shfrytëzim, Komuna e Prishtinës u ka siguruar pagesën e qirasë për 5 vite”, kanë thënë nga Komuna e Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark