×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur Naser Rugova shoqërohej me të dyshuarin për falsifikim të 80 mijë dollarëve

    Insajderi
    14 November 2018 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Naser Rugova, deputet i LDK-së vite më parë shoqërohej me persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

    Madje ai ishte në shoqëri të Bedri Nikës, kur ky i fundit ishte arrestuar për falsifikim të 80 mijë dollarëve.

    Rugova aso kohe kishte thënë se në vendin e ngjarjes, kishte qëlluar krejt rastësisht. Por e kishte pranuar se ka raporte miqësore me Bedri Nikajn.

    “Për ketë e kam dhënë një deklaratë zyrtare në polici në Drenas, ndonëse këtu po mundohen të spekulojnë qarqet e caktuara”,  ka thënë ai, duke mos sqaruar se kush janë ato qarqe.

    Rugova edhe aso kohe ka akuzuar  mediat se ato po mundohen t’i shesin gazetat me lajme të cilat i shpikin.

    Në vitin 2012, Naser Rugova e pranonte se kishte raporte të mira me Bedri Nikën.

    “E njoh Bedri Nikën sepse kam qenë këshilltari i kryeministrit më 2004, deputet dhe kam pirë kafe në Kuvend”, kishte thënë Rugova, për Gazetën Jeta në Kosovë.

    Rugova njejtë si para gjashtë vitesh, edhe sot po akuzon Insajderin, pas raportimit se ai gënjeu kur tha se më 1 nëntor ka pasur një termin për vizë.

    Insajderi ka gjetur se Ambsada e Hungarisë në atë ditë nuk ka punuar, për shkak të një feste zyrtare.

    Ky arsyetim ishte dhënë nga Rugova për shkak se nuk ishte në sallë për ta votuar rezolutën e LDK-së kundër Thaçit. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark