×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kur nuk mund ta kontrolloni shtimin në peshë

    Insajderi
    15 July 2022 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kur po përpiqeni të humbni peshë dhe shikoni që numrat në peshore mbeten konstante, zhgënjimi juaj është i madh. Por, përpara se të hiqni dorë, duhet të dini se përveç kalorive dhe ushtrimeve, ka disa faktorë të tjerë që ndikojnë në peshën tuaj trupore dhe nuk mund të humbni kilogramët e tepërt. Por nëse i dalloni, do të jeni në gjendje të përballeni edhe me problemin.

    Ju jeni në depresion. Shumë antidepresantë shkaktojnë shtim në peshë, kështu që nëse keni depresion dhe merrni pilula për të, prisni një shtim në peshë midis 5 dhe 15 kg. Nëse nuk jeni duke marrë pilula, nuk ka asnjë provë që ndjenjat e depresionit mund të shoqërohen me shtim në peshë.

    Megjithatë, një studim i publikuar në Gazetën Amerikane të Shëndetit Publik zbuloi se njerëzit që ndihen të vetmuar priren të shtojnë peshë më shpejt se ata që raportojnë më pak simptoma të depresionit. Kjo për shkak se ata konsumojnë ushqime të pasura me yndyrë dhe me kalori.

    Çfarë duhet bërë? Nëse jeni duke marrë medikamente dhe ky është fajtori për shtimin në peshë, atëherë përpiquni gradualisht me ndihmën e specialistit të hiqni dorë nga mjekimi. Nga ana tjetër, nëse mjekimi nuk është fajtor, por ju jeni duke ngrënë për arsye emocionale, atëherë kërkoni ngushëllim diku tjetër, si me miqtë, ushtrimet ose një grup mbështetës.

    Problemet e tretjes, duke përfshirë lëvizjet e ngadalta të zorrëve, mund të jenë gjithashtu përgjegjëse për peshën e tepërt. Nëse konstipacioni është simptoma e vetme, atëherë përfshini probiotikët në dietën tuaj dhe ato mund të ndihmojnë sistemin tretës të funksionojë siç duhet.

    Gjithashtu, qëndrimi i hidratuar në kombinim me një dietë të pasur me ushqime me fibra bimore, mund të ndihmojë funksionimin e zorrëve dhe rrjedhimisht rënien në peshë.

    Trupit tuaj i mungojnë disa lëndë ushqyese. Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë D, magnez, hekur, ekziston mundësia që sistemi juaj imunitar të dobësohet dhe metabolizmi juaj të mos funksionojë siç duhet.

    Dhe kjo do të pengojë çdo përpjekje tuajën për të humbur peshë. Çfarë duhet bërë? Fillimisht, zbuloni nëse ju mungon ndonjë vitaminë dhe me dietën e duhur së bashku me një suplement nëse është e nevojshme, përpiquni të forconi trupin tuaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark