×
Show

Kur presidenti serb kërcen me muzikë arabe

Insajderi
21 December 2016 - 00:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, njihet për pjekjen e rakisë dhe vallëzimin tradicional të Shumadisë.

Por, këto ditë ai e ka zbuluar edhe një talent të ri, vallëzimin arab.

Gjatë një vizite në Abu Dabi, Nikoliq e ka pranuar ftesën e drejtorit të Gjysmëhënës së Kuqe për të qenë mysafir në shtëpinë e tij, ku iu ka bashkangjitur në vallëzim.

Presidenti i Serbisë, i cili është me origjinë nga Kragujevci, kryeqendra e Shumadisë, në Serbi njihet si person tradicional që promovon vlerat të trashëgimisë së Serbisë; kësaj radhe ka promovuar vlerat e trashëgimisë arabe.

https://www.youtube.com/watch?v=cGoxpw-IGok

Ky është një shembull i vallëzimit tradicional në Emiratet e Bashkuara Arabe me armë të ftohta, i cili tashmë përdoret vetëm në rastet e festivaleve apo panaireve tradicionale./Insajderi.com

 

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark