×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kur s’ka nënshkrim s’ka as detyrime ndërkombëtare për palët”, thotë ekspertja nga instituti gjerman

    Insajderi
    22 March 2023 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Për shkak të faktit se asgjë nuk u nënshkrua, nuk ka detyrime që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare për të dy palët për zbatimin e marrëveshjes”. Kështu shprehet ekspertja nga instituti gjerman për këshillon Bundestagun, “Stifftung Wissenschaft und Politik”, Marina Vuloviç në një përgjigje për Insajderin pyetur rreth Marrëveshjes Bazë të pajtuar në Bruksel dhe Aneksit në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjte Kosovës dhe Serbisë.

    “Përgjegjësia e vetme për zbatimin e tij buron nga procesi i anëtarësimit në BE të Kosovës dhe Serbisë”. Këtu e sheh ajo të reduktuar tërë “obligueshmërinë” e kësaj marrëveshje.

    Çka për Serbinë, sipas Vuloviç?

    “Për Serbinë, marrëveshja e re bëhet pjesë e Kapitullit 35 në kuadrin e saj të negociatave me BE-në, e cila në thelb ndryshon shumë pak, pasi Kapitulli 35 ka strukturuar tashmë procesin e pranimit të Serbisë në BE që nga viti 2015. Ai thotë konkretisht se ‘avancimi i pranimit të Serbisë në BE negociatat do të maten (…) veçanërisht kundër angazhimit të vazhdueshëm të Serbisë drejt një përmirësimi të dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën’”, thotë Vuloviç për Insajderin.

    “Meqenëse Serbia nuk ka nënshkruar asgjë, kjo do të thotë gjithashtu se korniza e re nuk mund të trajtohet si një marrëveshje ndërkombëtare që mund të vlerësohet kundër pajtueshmërisë së saj me Kushtetutën e Serbisë. Lëvizja për të mos nënshkruar asgjë ishte një përgjigje ndaj presionit që Vuçiq ndjeu nga publiku më i gjerë dhe zërat e orientuar drejt krahut të djathtë në politikën dhe jetën publike serbe”.

    Çka për Kosovën, sipas Vuloviç?

    “Për Kosovën, ajo bëhet pjesë e Grupit Special për Normalizim që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e lidhur ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vitin 2016. Megjithatë, në Aneks thuhet vetëm se ‘Kosova nis menjëherë negociatat në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për krijimin e specifikave aranzhimet dhe garancitë për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë’. Nuk thotë se statuti i Asociacionit/Bashkësisë do të hartohet për shembull brenda 30 ditëve, apo diçka të ngjashme. Pra, kjo i lë më shumë hapësirë Kosovës që ta pengojë zbatimin aktual”, vlerëson studiuesja e SWP-së.

    Prandaj, sipas Marina Vuloviq, kjo marrëveshje është e zbatuehsme “vetëm nëse” BE-ja përnjëmend e shtynë ata para, për shkak se incentivat për BE të të dyja vendeve janë të ulëta, “në dhjetë ose njëzet vite”.

    “Shpresoj që konferenca e shpallur e donatorëve që do të ngrihet brenda 150 ditëve do të krijojë një nxitje shtesë për të punuar në zbatimin nga të dyja palët, pasi të kesh një qëllim të madh në fund të procesit (anëtarësimi në BE) nuk do ta ndërpresë atë”.

    “Në fund, meqenëse kjo marrëveshje nuk u nënshkrua, suksesi i saj do të varet nga ritmi i zbatimit dhe do të shohim nëse BE-ja do të arrijë realisht të krijojë stimuj për zbatim”, përfundon ajo për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark