Shkolla e futbollit “Kurda” ka fituar kampionatin për gjeneratën U-13 në Kosovë, shkruan Insajderi.
“Kurda” sot ka mposhtur në finale të play-off skuadrën tjetër të njohur 2 Korrikun me rezultatin 3:0.
Pjesë e këtij triumfi të Kurdës, ishte edhe mesfushori i talentuar Leo Hondozi.
Hondozi nga shokët e skuadrës dhe trajneri ka nofkën “Modric”, pasi ka ngjashmëri me lëvizjet e mesfushorit kroat Luca Modric, si dhe në pamjen e tij.
Ai karakterizohet me shpirtin luftarak që ka dhe përkushtimin e tij për shokët e skuadrës gjatë një ndeshje.
Mesfushori Hondozi pjesë e “Kurdës” është tash e shtatë vite dhe pritet të ketë të ardhme të ndritur në futboll. /Insajderi/