×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurdisjet e ndeshjeve në futbollin e Kosovës, Prokuroria flet për Insajderin

    Insajderi
    24 February 2023 - 12:35

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas raportimeve për kurdisjen e ndeshjeve në futbollin e Kosovës.

    Nga kjo Prokurori në një përgjigje për Gazetën Insajderi kanë treguar se tashmë kanë filluar t’i trajton rastet dhe se nuk mund të japin më shumë detaje.

    Duke u nisur nga shkrimet e publikuara ditëve të fundit në portalet vendore, lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, është duke i trajtuar këto raste, andaj për shkak të integritetit të procesit në të cilën gjenden, nuk mund të japim detaje të tjera për opinionin e gjerë“, thuhet në përgjigje.

    Lajmi për kurdisje të ndeshjeve të futbollit në kampionatin e Kosovës tashmë është përhapur në shumë media të francës, përfshirë edhe ato ndër më të mëdhatë.

    Ato po raportojnë për një skandal kurdisjesh  në futbollin kosovar, në favor të bastoreve.

    Për ndeshjet e kurdisura janë vënë baste si në Kosovë ashtu edhe në Francë, ka njoftuar institucioni hetues francez, Juridiksioni i Specializuar Ndër-rajonal i Nancyt.

    Autoritetet franceze kanë hetuar për gati një vit, ndërsa kurdisjet janë të lidhura me një klub të Superligës së Kosovës. Madje francezët pretendojnë se kurdisjet janë të konfirmuara, bazuar në analizën e koeficientëve dhe video-incizimeve të disa ndeshjeve.

    Ka të përfshirë nga Franca dhe Kosova në këtë skandal, ndërsa shuma e fituar është 360 mijë euro.

    Cili klub është i përfshirë?

    Mediumi i madh “Le Parisien” zbuloi se emri i klubit që akuzohet për përfshirjen në kurdisjen e katër ndeshjeve është Llapi nga Podujeva.

    Sipas gazetës franceze, një grup prej 10 personash të moshës 22 deri 50 vjeçare janë të përfshirë në skandalin për ndeshje të ndrequra për skuadrën e Llapit nga Podujeva. Sipas tyre në këtë skandal të përfshirë janë anëtarët e stafit drejtues, teknik dhe disa lojtarë.

    Aty thuhet se nën presionin e drejtueseve të tyre, disa lojtarë të kësaj skuadre do të kishin rënë dakord që të ‘ngadalësonin’ ritmin për të marrë rezultate negative të planifikuara paraprakisht, me anë të bastoreve.

    Llapjanët nga ana e tyre ndihen të pastër dhe i këshillojnë tifozët e tyre të mos shqetësohen dhe të mos bien pre, sipas tyre, e dezinformatave.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark