×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë”, përfaqësuesja e Serbisë e tronditur nga fjalimi i Ramës

    Insajderi
    12 October 2022 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas fjalimit rreth njëorësh të Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës, të cilin ia dedikoi tërësisht Kosovës dhe UÇK-së, kanë shpërthyer reagimet.

    Kryeministri Edi Rama ka folur në Këshillin e Evropës për Kosovën dhe për mbajtjen në Hagë të ish-krerëve të shtetit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Elvira Kovasc nga Serbia, që foli në emër të Partive Popullore të Evropës, ka thënë se është e tronditur nga ato që i tha Rama. Sipas saj, ai i ofendoi të gjithë pjesëmarrësit.

    “Ai nuk është një raport serb apo rus. Ju treguar mungesë respekti. Është miratuar nga shumica dërrmuese këtu”, tha Kovacs.

    “Kam këtu 15 vjet dhe kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë”.

    Rama më pas mori fjalën sërish për t’i thënë asaj se ai nuk ka ofenduar askënd. Kryeministri i Shqipërisë i tha Kovaqit se “Serbisë i duhet më shumë kohë ta kuptojë”, por “duhet ta njohë Kosovën dhe të vazhdojë drejt së ardhmës”.

    Kryeministri shqiptar ka folur sot për pretendimet e senatorit Dick Marty dhe të ish-prokurores Carla del Pinte për krime lufte, specifikisht për dyshimet se ish-krerët e UCK-së kanë trafikuar organe.

    “Evropa humbi busullën, pikërisht në këtë ndërtesë. Të njëjtat institucione që sollën fundin e luftës në Jugosllavi dhe që i dhanë Kosovës të drejtën e pavarësisë dhe lirisë, minuan veprime dhe parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin dhe luftën për liri të Kosovës, por përmes veprimeve të tyre preso pozuan e hamendësuan se kurrë s’kishin pasur një të tillë. Do t’iu kursejë spekulimet pa interes. Këtu janë faktet. Në vetëm një dekadë pas ndërhyrjes së NATO-s, Carla Del Ponte botoi një libër kujtimesh të titulluar “Zonja Prokurore”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark