×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti: Asociacionin e nënshkruan paraardhësit e mi, unë nuk do ta zbatojë këtë marrëveshje

    Insajderi
    15 November 2022 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve ka folur për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kurti ka thënë për APA se s’do të krijohet një organizim i tillë komunash.

    “Unë kam ardhur në pushtet vitin e fundit, kanë qenë paraardhësit e mi që e kanë nënshkruar atë marrëveshje me njerëzit e njëjtë që janë sot në pushtet në Serbi, pse nuk e kanë implementuar atëherë?”, ka thënë Kurti.

    Ai tutje ka përmendur edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese pë të cilin thotë se e ka konstatuar si kundërkushtetuese marrëveshjen e arritur nën ndërmjetësimin e BE-së.

    “Kushtetuta jonë nuk është në pajtim me Asociacion etnik”, ka thënë Kurti duke shtuar se fryma e Kushtetutës së Kosovës është multi-etniciteti i shtetit.

    Kreu i Qeverisë së Kosovës madje ka thënë se Asociacioni s’është kërkesë e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës por atë e kërkon vetëm Beogradi si përpjekje për të kompensuar humbjen e luftës nën drejtimin e Sllobodan Millosheviqit.

    “Kërkesa për një autonomit të hapësirave më shumicë serbe në veri të Kosovës s’vjen madje as nga popullata lokale. Vetëm Beogradi dëshiron formimin që të kompensoj humbjen e luftës nën Millosheviqin, por nuk realizohet”, ka potencuar ndër të tjera kryeministri Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark