×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti bën paraqitjen e parë si udhëheqës i Komisionit për Shëndetësi: I fton kirurgët ta gjejnë vetën në Kosovë

    Insajderi
    16 September 2022 - 12:27

    Sot është mbajtur ceremonia e hapjes së Kongresit të dytë Klinik të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Oda e Mjekëve të Kosovës. I pranishëm në këtë tubim ishte edhe shefi i ekzekutivit Albin Kurti, njëherit edhe udhëheqësi i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, shkruan Insajderi.

    Kurti, iu bëri thirrje kirurgëve nga diaspora që ta gjejnë vetën në Kosovë, sikurse ministrit Latifi që është kthyer nga SHBA-ja.

    Sipas tij, vendi ynë ka nevojë për përvojën, dijën dhe kulturën e tyre të punës.

    “Më vjen mirë që po ju takoj në Kosovë, në Prishtinë. Ju inkurajoj që të ktheheni dhe të gjeni veten në Kosovë. Mërgimtarë e kemi edhe ministrin Dr. Latifi, ai është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtu jeni edhe profesionistë që veprimtarinë tuaj profesionale e ushtroni në vend, edhe të tillë që jeni nga mërgata, kirurgë nga shumë vende të botës që nuk e keni harruar Kosovën dhe jeni prezent sa herë u jepet rasti e keni mundësi: në konferencë, për familje, për punë, për pushim e për bashkëpunime”, u shpreh kryeministri Kurti.

    “Te Dr. Rifat Latifi e keni edhe kolegun tuaj, por meqë unë jam koleg i tij, më keni edhe mua koleg tuajin. Kemi nevojë për dijen tuaj, për përvojën tuaj, për shkathtësitë tuaja, e kemi nevojë për kulturën tuaj të punës”

    Tutje, ai tha se Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi e kryeson vet për të siguruar funksionim normal të sistemit shëndetësor.

    Kryeministri Kurti, shtoi se do të sigurohet vetë që të ketë sektor shëndetësor publik funksional.

    “Për këtë qëllim do të sigurohemi që të kemi sektor shëndetësor publik që është funksional, me ndarje të drejtë me atë privat, si dhe bashkëpunim e plotësim në mes këtyre të dyve.Meqë shëndetësia është një domen i shtrirë ndër shumë sektorë e instanca, e kemi ngritur Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, që e kryesoj unë, për të siguruar funksionim normal të sistemit shëndetësor e për t’i hapur rrugë reformës në shëndetësi”, tha Kurti.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark