×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti del në Mitrovicë, viziton policët në Belvedere

    Insajderi
    07 June 2023 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Kampin e Policisë në Belvedere.

    Kurti tha se me këtë rast u njoftua me operacionet dhe aktivitetet e policisë, dhe oficerëve të saj të cilët ai i quajti të çeliktë.

    “Pasditen e kalova sot në Mitrovicë. Nga palestra “Minatori” e demonstrimit të vajzës sonë të artë në xhudo, Majlinda Kelmendi, te oficerët tanë të çeliktë në Kampin e Policisë në Belvedere.  U njoftova për aksionet e operacionet, aktivitetet e të arriturat e Policisë së Kosovës. Sukseset e tyre për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat tona në veri të vendit janë mahnitëse”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

    Ai tha se do të vazhdojë t’i mbështesë në zbatim të operacioneve të tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit.

    “Motivimi e morali i tyre janë të lartë kurse profesionalizmi dhe disiplina e pashoq. Mbështetja e jonë për ta është e garantuar.  Bashkë me Ministrin e Brendshëm Sveçla, Drejtorin e Policisë, Hoxha, dhe gjithë të tjerët në fund shijuam shujtat e ngrohta në mensën e re të Kampit”, ka shkruar shefi i ekzekutitiv.

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark