×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti dhe shefi i stafit të KFOR-it diskutojnë për sigurinë në vend

    Insajderi
    19 April 2021 - 19:02

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij shefin e stafit të KFOR-it, Gjeneral Brigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovës, Larry Henry.

    Gjenerali Brigadieri Henry i uroi suksese kryeministrit Kurti për detyrën e re.

    Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe rëndësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës.

    “Siguria në vend është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovë dhe KFOR-it. Andaj komunikimi, koordinimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional për garantimin e saj është domosdoshmëri”, u shpreh kryeministri Kurti.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark