×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kurti: Do të jem i lumtur të shohë çfarë statuti për Asociacionin është përgatitur

    Insajderi
    01 May 2023 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prag të raundit të ri të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, tha se nuk do të lejojë krijimin e ndonjë forme të Republikës Srpska.

    Në takimin e Kurtit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel më 2 maj, do të prezantohet drafti i statutit të komunave në veri të Kosovës, shkruan Insajderi.org.

    Kurti, i cili foli për mediumin ‘Hina’ të premten në një forum ekonomik në qytetin grek të Delphi, tha se nuk e ka parë ende draftin.

    “Duke pasur parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të kishte qenë më mirë sikur të ma kishin paraqitur fillimisht në Prishtinë”, tha ai.

    “Megjithatë, ajo që nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Ne nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me thelb shkatërrues që do të minonte shtetësinë e Kosovës”, theksoi më tej Kurti.

    Kurti pohon se sheh ngjashmëri me Rusinë në marrëdhëniet e Serbisë me vendet fqinje.

    “Sovraniteti dhe integriteti territorial është diçka që nuk guxon të cenohet. Unë dua marrëdhënie normale me Serbinë, marrëdhënie evropiane, marrëdhënie të mira fqinjësore. Mbrojtja e minoriteteve është e rëndësishme për ne. Por ne nuk mund t’i japim pushtetin ekzekutiv komunitetit lokal sepse pushtetet ekzekutive i përkasin Qeverisë dhe komunave”, theksoi ai.

    Kurti thotë se “pika fillestare” e takimit do të jetë miratimi i një deklarate të përbashkët për personat e zhdukur në Kosovë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark