×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti: Duhet zbatim i marrëveshjeve me Serbinë, por kjo s’po ndodh si shkak i Beogradit

    Insajderi
    07 June 2023 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ajo se çka nevojitet tani është implementimi i marrëveshjeve me Serbinë.

    Sipas Kurtit, ajo se çka nuk po ndodh tani është pikërisht implementimi, e që fajtor për këtë e la Beogradin.

    “Ne kemi nevojë për marrëdhënie të mira, por s’mund të kthehemi në vitin 2008 as në vitin 1999 por duhet të shohim përpara, e që rruga përpara është Bashkimi Evropian e NATO”, tha Kurti për Framnce24.

    Tutje, ai foli edhe për ndikimin rus në Serbi dhe rrugën e saj drejt BE-së, ku tha se vite më parë, vullneti i popullit serb për tu bërë anëtarë të BE-së ishte shumë më e madhe se tani, teksa shtoi se edhe Rusia edhe Serbia e urrejnë Kosovën si storje suksesi.

    “Të dyja e urrejnë Kosovën si storje suksesi dhe progresin ekonomik të Kosovës. Jemi një storje suksesi por Beogradi e Moska s’e pëlqejnë këtë”, tha Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark