×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti e Osmani nënshkruajnë marrëveshje, do të garojnë bashkë në zgjedhje

    Insajderi
    14 January 2021 - 13:52

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kanë nënshkruar marrëveshje për të garuar bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

    Kurti me këtë rast, tha se sot kanë nënshkruar marrëveshjen e parimeve, për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion.

    “Do të garojmë bashkë në një listë. Kemi bërë marrëveshjen e parimeve, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion”, tha Kurti.

    Ai shtoi se Kosova ka nevojë për një kryeministër të ri, e një presidente të re.  

    “Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri, por edhe për presidente të re. Ne e kemi një presidente ajo e ka shprehur detyrën me dinjitet. Në këto zgjedhje që janë referendum, duhet ta rilegjtimojmë këtë. Sigurisht që kemi shumë punë përpara, por edhe një fitore të madhe. Jemi të zëllshëm e të palodhshëm”, tha Kurti.  /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark