×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti flet në telefon me Blinken, kërkohet intensifikim i dialogut me Serbinë

    Insajderi
    11 October 2022 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinkun.

    Kurti përmes një postimi në rrjetin social, Twitter ka thënë se Blinken e ka njoftuar lidhur me progresin në Kosovë.

    “Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken. E informova atë lidhur me progresin e vazhdueshëm në Kosovë”- ka njoftuar Kurti përmes Twitter.

    Tutje, kryeministri i vendit ka bërë të ditur se kanë folur edhe rreth marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe nevojën që të intensifikohet procesi i dialogut.

    “Kemi folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për të intensifikuar procesin e dialogut drejt një marrëveshjeve që ka njohjen reciproke në qendër”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark