×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti flet në Vjenë për rritje ekonomike të Kosovës, por FMN-ja e vlerëson se kishte ngadalësim të rritjes gjatë vitit 2022

    Insajderi
    14 November 2022 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti, me ngulm po e përsëritë që Kosova ka pasur rritjen më të lartë ekonomike në rajon, ndonëse vetëm pak ditë më herët nga Fondi Monetar Ndërkombëtar e thanë se përveç që Kosova ka pasur ngadalësim të rritjes ekonomike, vitin e ardhshëm do këtë me shumë vështirësi për shkak të inflacionit. Rritja ekonomike që promovon Kurti nuk është vërejtur tek qytetarët përveç se në rritjen e çmimeve por jo edhe të pagave

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në Forumin Ekonomik të Vjenës. Kurti deklaroi se Ekonomia e Kosovës është duke u rritur shpejtë dhe se ka rritjen më të madhe në rajon.

    “Rritja ekonomike e Kosovës, është 10.7 %, e cila është më e larta në rajon dhe më e madhja që nga pas lufta e Kosovës, po ashtu kemi pasur rritje të GDP-së me 4 %. Ekonomia e Kosovës është duke u rritur shpejtë, për çka është me rëndësi demokracia jonë është duke i forcuar”, tha Kurti.

    Por, për dallim nga kjo që ka thënë Kurti, Fondi Monetar Ndërkombëtar po sheh ngadalësim të rritjes Ekonomike në Kosovë, shkruan Insajderi.

    Përvec se rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2022 dhe parashikimet për vitin e ardhshëm janë të vështira për shkak të inflacionit dhe situatës sfiduese ekonomike edhe për Kosovën.

    Kështu theksoi para pak ditësh në Prishtinë, Gabriel Di Bella me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë.

    Gabriel Di Bella vlerësoi se rritja ekonomike në përgjithësi për vitin 2022 pritet të jetë 2-3 për qind, përcjell Insjaderi.

    Megjithatë, ai theksoi se edhe viti 2023 ka rreziqet e saj, por rritja ekonomike pritet të jetë 3-4 për qind për vitin e ardhshëm.

    Ai tha theksoi se nuk është befasi për askënd që lufta në Ukrainë ka krijuar një situatë sfiduese për Evropën, e që nuk bën përjashtim as Kosova. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark